Supergoli i Mahrez e dërgon Algjerinë në finale
Algjeria dhe Senegali do të luajnë në finalen e Kupës së Afrikës.
Algjerianët në gjysmëfinale mposhtën Nigerinë me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.
Algjeria kaloi e para në epërsi me autogolin e Troost-Ekon në minutën e 40-të të ndeshjes.
Nigeria barazoi në minutën e 73-të me golin e Ighalo.
Golin e fitores për Algjerinë e shënoi Mahrez në minutën e pestë shtesë nga gjuajtja e lirë.
Finalja do të luhet të premten nga ora 21:00, derisa ndeshja për vendin e tretë të mërkurën. /IndeksOnline/