Supergoli i Nedim Bajramit që për disa çaste ndali zemrat e rosonerëve

Empoli u mposht nga Milani me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së tetë të Serie A.
Përkundër humbjes, e bukura e vendasve ishte goli i Nedim Bajramit.
Ylli shqiptar realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë.
Edhe pse barazoi rezultatin, Milani shënoi edhe dy gola të tjerë dhe e bëri të pavlefshëm golin e Bajramit. /IndeksOnline/