Supergoli i Salah kundër Chelseas duket edhe më i bukur nga ky filmim
Në fundjavë Liverpooli mposhti Chelsean me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 34-të të Premierligës.
Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Mohamed Salah pas një gjuajtje të bukur nga distanca, shkruan Indeksonline.
Edhe më i bukur ky gol duket nga një video incizim që është bërë nga tifozët.
Pamjet tregojnë se si egjiptiani pranoi topin, bëri driblimin dhe realizoi gjuajtjen që u shënua në gol. /IndeksOnline/