Supergoli i Xhakës nuk mjafton, Danimarka merr barazim edhe ndaj Zvicrës
Zvicra ka barazuar me Danimarkën me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës kualifikuese për Euro 2020.
Pesë ditë pas barazimit në Prishtinë, danezët morën një barazim edhe kundër Zvicrës, edhe pse ishin duke humbur 3-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Zvicrën i shënuan Freuler (19′), Granit Xhaka (66′) dhe Embolo (76′), shkruan Indeksonline.
Ndërsa golat për danezët i shënuan Jorgensen (84′), Gytkajer (88′) dhe Dalsgaard (90+3′).
Përveç Xhakës në këtë ndeshje u paraqitën edhe Mehmedi dhe Albian Ajeti.
Irlanda mban kreun në grupin D me gjashtë pikë e ndjekur nga Zvicra me katër dhe Danimarka me një pikë. Gjibraltari dhe Gjeorgjia nuk kanë asnjë pikë. /IndeksOnline/