13:45 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Superhiti “Ready or Not” realizohet nga Dafina Zeqiri, këngëtarja mahnit me interpretimin

Dafina Zeqiri ua ka bërë më të lehtë qëndrimin në karantinë adhuruesve të saj pasi pak ditë më parë solli këngën e re “Një herë në jetë”.

Ndërsa, artistja që njihet për zërin unik, nuk u ndal me kaq pasi sot (4 prill) ka lansuar një “cover” të ri, shkruan Indeksonline.

Dafina ka realizuar hitin “Ready or not” të grupit “Fugess”, teksa sipër videos ka shkruar  “Fugees- Luryn Hill një nga artistet e preferuara që më frymëzoi duke u rritur”.

Zëri, melodia dhe sensualiteti i Dafinës u vunë në pah edhe në hitin e madh botëror, që njihet si një prej këngëve më të mira të grupit amerikan./Indeksonline/