10:11 / E Premte, 25 Gusht 2023 / S Z

Superjahti 400 milionë dollarë në Portin e Durrësit

Superjahti i Emirit të Katarit është ankoruar mëngjesin e së premtes në Portin e Durrësit

“Katar” është jahti 124 m i gjatë, i cili kushton 400 milionë dollarë. Ai është ankoruar në kalatën numër 4 të portit të Durrësit.

Ky jaht është ndërtuar në vitin 2010 nga kompania prestigjiozi “Lürssen”. Ai përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe kuverta nga druri tik. Ky superjaht lundron nën flamurin e Katarit.