Superkomjuteri i Opta-s parashikon tabelën përfundimtare të Premier Leagues, ka befasi të mëdha
Superkompjuteri i Opta Analyst-it ka publikuar parashikimin e përditësuar për renditjen finale të Premier Leagues 2025/26 ku kampionati po shkon drejt fundit.
Arsenali aktualisht kryeson kampionatin me 56 pikë pas 25 ndeshjesh dhe sipas parashikimit të fundit, “topçinjtë” kanë 90.2% gjasa për ta fituar titullin, shkruan IndeksOnline.
Manchester City shihet si rivali kryesor i Arsenalit, me 23.6% për të fituar titullin dhe 62.0% për t’u renditur në vendin e dytë.
Befasia e sezonit sipas Opta-s do të jetë Aston Villa, e cila ka 47.7% që të përfundoj në vendin e tretë në tabelë.
Manchester Unitedi dhe Chelsea janë të përfshirë në një betejë të hapur për një vend në katërshen e parë. Të dyja skuadrat kanë përqindje të ngjashme për të përfunduar në vendin e katërt, ndërsa një skenar i mundshëm është që ta mbyllin sezonin në vendin e pestë.
Interesant është edhe parashimi për skuadrën e Liverpulit, ku parashikohet që kampioni në fuqi të mbetet jashtë Champions Leagues, pasi do të përfundojë në vendin e gjashtë.
Në pjesën e poshtme të renditjes, situata duket pak më dramatike.
Wolves-i konsiderohet si skuadra me gjasat më të mëdha për ta mbyllur sezonin në vendin e fundit, me 85.3%.
Dy skuadrat e tjera që pritet të largohen nga elita e futbollit anglez, sipas Opta-s, janë Burnley dhe West Hami, derisa Nottingham Foresti e Tottenhami do të shpëtojnë nga rënia në Championship./IndeksOnline/


