Superkompjuteri parashikon finalistet dhe fituesin e EURO2024

Sot edhe zyrtarisht do të nis Kampionati Evropian i futbollit.
Gjermania si nikoqir i këtij eventi, do të luaj ndeshjen hapëse kundër Skocisë, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në ”Allianz Arena”, më fillim nga ora 21:00.
Përpara fillimit të Euro 2024 Superkompjuteri i Opta-s ka bërë disa parashikime të fazës së grupeve e po ashtu ka parashikuar edhe mundësit se cilat kombëtare pritet të jenë në finale e kush mund ta fitoj Kampionatin Evropian.
Në grupin B, ku bën pjesë Kombëtarja e Shqipërisë, superkompjuteri ka parashikuar se Spanja do të dal e para në grup, e ndjekur nga Italia në vendin e dytë, Kroacia në të tretin, ndërsa kuqezinjët në vendin e fundit.
Gjasat që Shipëria të përfundoj e para në grup janë 5.6%, si e dyta 12.3%, si e treta 25.7% dhe e fundit me një përqindje prej 56.4.
Anglia shihet si një kombëtaret me përqindjen më të madhe për të prekun finalen, me 31.1%, e ndjekur nga Franca me 30.4%, Gjermania 22.4% dhe Spanja 18.5%.
Si fitues i EURO2024, superkompjuteri i Opta-s, e nxjerr të parën përsëri kombëtaren e Anglisë me 19.9% ndërsa Franca me 19.1%.
Gjermani si nikoqir është si favoritja e tretë për ta fituar Evropianin, me 12.4%, kurse kombëtarja e Shqiprisë ka gjasa për ta fituar Euro 2024, vetëm 0.2%./IndeksOnline/





