Superkupa e Evropës: Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Real Madrid-Frankfurt

Me 10 gusht zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës, mes Real Madidit dhe Eintracht Framkfurtit, ndeshja e cil do të luhet në stadiumin “Olympic Stadium” të Helsinkit.
Tashmë Uefa ka caktuar edhe gjyqtarin e ndeshjes së Superkupës Evropiane, shkruan Indeksonline.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes mes Real Madridit dhe Frankfurtit do të jetë anglezi Michael Oliver.

Oliver do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Stuart Burt dhe Simon Bennett, ndërsqa Donatas Rumšas i Lituanisë do të jetë gjyqtari i katërt.
Roli i VAR-it i është caktuar Tomasz Kwiatkowski nga Polonia dhe ai do të ndihmohet nga bashkatdhetari i tij Bartosz Frankowski, si dhe nga portugezi Tiago Bruno Lopes Martins.
Kjo është finalja e tetë e Real Madridit në Supërkupën e Evropës, ku kanë fituar katër herë këtë trofe në vitet 2002, 2014, 2017 dhe 2018.
Ndërsa për skuadrën gjermane kjo do të jetë paraqitja e parë në Superkupën e Evropës./Indeksonline/