Superkupa e Italisë: Interi shkon në pushim me dy gola epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superkupës së Italisë, mes Milanit dhe Interit.
Zikaltërit kanë shkuar në pushim me epërsi prej dy golave, shkruan IndeksOnline.
Goli i parë erdhi qysh në minutën e 10-të nga Federico Dimarco.
Në minutën e 21-të, Edin Dzeko, shënoi pë rezultatin 2-0, dhe kështu edhe u mbyll pjesa e parë e ndeshjes./IndeksOnline/