75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Superkupa e Italisë- Napoli tregon se a do të luaj kundër Juventusit

Super Kupa italiane do të luhet të mërkurën me 20 janar.

Kjo u konfirmua këtë mëngjes nga vetë Napoli përmes një deklarate zyrtare, shkruan Indeksonline.

Prandaj, klubi i De Laurentiis iu përgjigj polemikës së fundit pasi ishte thënë se mund të mos marrë pjesë në këtë sfidë.

Napoli do të marrë pjesë në Super Kupën kundër Juventusit të planifikuar në Reggio Emilia të Mërkurën me 20 Janar. Është e vërtetë që Presidenti Aurelio De Laurentiis kishte kërkuar një shtyrje të ndeshjes në fund të sezonit, ose në një datë të mundshme në pranverë, për një seri arsyesh shumë të arsyeshme. Por ka qenë gjithmonë një propozim. Nëse ndeshja do të ishte luajtur në pranverë, do të kishte shpresë për ta hapur, madje pjesërisht, për publikun“, thuhet në komunikatën e klubit. /IndeksOnline/