75 Mall Live Search
19:18 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Superkupa Mbarëkombëtare/ Trepça përballë Yllit, mësohet çmimi i biletave

Përmes një njoftimi zyrtarë në “Facebook”, Liga Unike ka bërë të ditur se nesër do të fillojë shitja e biletave sa i përket ndeshjes mes Trepçës dhe kampionit kosovar në basketboll, Yllit.

KB Trepça dhe Ylli do të përballen nesër me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndeshje kjo në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës Ndërkombëtare.

Shitja e biletave për këtë super përballje do të fillojë nesër me fillim nga ora 12:00 te FanShop-i zyrtarë i klubit të Trepçës.

Ndërkaq, një biletë do të kushtojë vetëm tri euro.