16:54 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Superliga – Arbëria shkon në pushim me epërsi ndaj Trepçës ’89

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë në takimin ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë, duel ky në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Arbërisë e cila këtë sezon u promovua në Superligë, po tregon lojë të bukur në këtë pjesë të parë ndaj Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline


Me golin e shënuar nga Kreshnik Bahtiri në minutën e 18’të të takimit, Arbëria shkon në pushim me epërsi minimale në 0:1.