Superliga e Basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interasnte në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në qytetin e Prizrrenit, aty ku Ponte Prizreni do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Prizrenasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kryeqytetasit kanë nëntë fitore e katër humbje.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 17:00.
Ndeshja e dytë do të luhet mes Rahovecit dhe Pejës.
Rahovecasit numërojnë dy fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje.
Ndeshaj zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/