75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Superliga e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 17-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Proton Cable Prizrenit.

Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje,

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Istogut dhe Bashkimit.

Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/