75 Mall Live Search
09:33 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / Gj Sh

Superliga e Basketbollit vjen sot me dy përballje interesante

Sot nis java e 19-të e Superligës së Basketbollit në Kosovë, ku do të zhvillohen dy përballje interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Borës dhe Trepçës, dy skuadra që po përballen edhe në gjysmëfinalet e Kupës, derisa në elitë janë në formë të lartë.

Prishtinasit kanë nëntë fitore e nëntë humbje, duke pësuar vetëm një humbje në vitin 2026 në garat e elitës, ndërsa mitrovicasit janë në vendin e parë me 15 fitore e tri humbje, ndërkohë që kanë dhjetë fitore radhazi.

Interesant pritet të jetë përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, skuadrat rivale, që synojnë fitoren në këtë përballje.

Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit 12 fitore e gjashtë humbje./IndeksOnline/