21:51 / E Martë, 27 Tetor 2020 / C E

Superliga e Evropës po bëhet realitet, e konfirmon Bartomeu

Drejtuesit e klubeve të mëdha evropiane janë duke punuar për të krijuar një ligë me klubet më të forta në Evropë.

Liga do të ketë një sistem të kampionateve shtetërore ku do të luajnë skuadrat më të forta të kontinentit, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti tani i dorëhequr i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Ai ka thënë se ai së bashku me klubet janë duke punuar që kjo ligë të bëhet realitet.

Në këtë version të Superligës së Evropës, klubet pjesëmarrëse do të gjenerojnë shumë të ardhura nga sponsorët. /IndeksOnline/