10:11 / E Premte, 29 Mars 2024 / G T

Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë nga sot me orar të ri të ndeshjeve

Sot, nesër dhe masnesër zhvillohen ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës, java e 27-të dhe Ligën e Parë, java e 20-të.

FFK-ja njofton se nga sot ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00 dhe jo nga ora 13:00, shkruan Indeksonline

Ky orar do të filloj sot me dy ndeshje tejet interesante në Ligën e Parë të futbollit, me Dinamon që pret në Ferizaj ekipin e Suhareka FC dhe Rilindja 1974 – Trepça ’89.

Kujtojmë që në Superligë java e 27-të fillon nga dita e shtunë, me derbin e javës, Prishtina – Ballkani, Malisheva – Drita, Llapi – Liria, Feronikeli 74 – Fushë Kosova dhe Gjilani – Dukagjini./Indeksonline/