75 Mall Live Search
15:12 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / MSH

Superliga e Kosovës/Drenica ndal Gjilanin, Drita “shkatërron” Feronikelin

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Drenicës e ka ndalur Gjilanin me barazim, ku rezultati final i ndeshjes qëndron i barabartë 1:1.

Ndërkaq, në dy takimet e tjera që u zhvilluan krahas përballjes mes Drenicës e Gjilanit, skuadrat si Drita dhe Ballkani kanë siguruar pikët e plota.

Drita e ka “shkatërruar” Feronikelin si vendase, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, me ndihmën e tre golave të Namanit (minuta e 4’, 36’, 42’), Simonovski (minuta e 54’), Muja (minuta e 74’), Ajzeraj (minuta e 81’) dhe Tahiri (minuta e 87’).

Po ashtu, fitore ka shënuar edhe skuadra e Ballkanit, e cila me rezultat të thellë 4:1 e ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit.

Të gjitha rezultatet finale të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 1:1 Gjilani

Drita 7:0 Feronikeli

Ballkani 4:1 Dukagjini