75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Superliga e Kosovës / Drenica pa Devollin kundër Dritës, Besa e dorëzuar e pret Feronikelin

Sot fillon java e 26-të e Superligës së Kosovës. Në program për sot janë dy ndeshje.

Lideri i Superligës, Drita do të jetë nikoqir i Drenicës. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 13:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Dritës kërkon të fitoj këtë ndeshje që të jetë në vend të parë edhe për këtë javë.

Kurse Drenica kërkon së paku një pikë për të rritur shpresat që të mos bie nga Superliga. Sot skuadrën nga Skenderaj do ta udhëheq Johanes Tafaj pasi që Bledar Devolli dha dorëheqje.

Po ashtu në ora 13:00 do të luhet edhe ndeshja mes Besës dhe Feronikelit. Këtë ndeshje mund ta shikoni në ArtMotion.

Besa e dorëzuar në Pejë e pret Feronikelin që kërkon të hyjë në top 5she./Indeksonline/