75 Mall Live Search
13:08 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Superliga e Kosovës, fillojnë këto ndeshje

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron 25.

Tanimë është duke u zhvilluar minuta e parë e ndeshjes mes liderit dhe vendit të fundit në tabelë, ku skuadra e Ballkanit zhvillon ndeshje si vendase kundër Feronikelit.

Krahas përballjes mes Ballkanit e Feronikelit është duke u zhvilluar edhe ndeshja mes kampionit aktual Prishtinës dhe skuadrës së Ulpianës.

Momentalisht, tabela e Superligës kryesohet nga Ballkani me 48 pikë, që ka një më shumë se vendi i dytë Gjilani, kurse Top 4 e mbyllin Drita me 42 pikë dhe Llapi me 40 sosh.

Në anën tjetër, skuadrat që gjenden në zonën e rrezikut në tabelë janë Dukagjini me 25 pikë, Ulpiana me 23 sosh dhe Feronikeli me vetëm 11 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve që po zhvillohen në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Ballkani – Feronikeli

13:00 Prishtina – Ulpiana