Superliga e Kosovës nuk i’a ka lënë ëmbël Rashkajt
Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, është hapur rreth mënyrës se si kanë shkuar gjërat për të, pas aventurës së shkurtër me Përfaqësuesen.
Pas ndeshjeve miqësore kundër Shqipërisë dhe Haitit, asnjëherë më nuk dëgjuam për të, por ai ka korrur suksese me klubin suedez, Eskilstuna, me të cilin së fundmi është promovuar në Superligë.
Ai është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë rikthimin në Superligën e Kosovës, derisa mesfushori nuk ka dhënë një përgjigje shumë optimiste.
“Nuk e di njëherë, gjithë koncentrimin e kam në klub, nuk po mendoj për të ardhmen,” është shprehur ai për Insportin.
“Zgjidhja më e mirë [për të ardhmen] do të ishte të luaja në ndonjë shtet ku ka përfitime më të mëdha ekonomike. Shtetet aziatike janë në radhë të parë.”
Kjo përgjigje tregon qartë pse top futbollistët kosovarë hezitojnë të qëndrojnë në vend, dhe janë në kërkim të aventurave jashtë shtetit për përfitime materiale. /Indeksonline/