75 Mall Live Search
09:03 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Superliga e Kosovës rikthehet sot me këto tri ndeshje

Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll. Në programin e sotëm për t’u zhvilluar janë tri ndeshje.

Kampioni aktual, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit.

Kurse, Gjilani do ta presë Ferizajn.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.