75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës, sot dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës rikthehet sot në aksionme dy ndeshje shumë interesante.

Lideri aktual Drita do të jetë nikoqire e Treoçës ’89, ndeshje e cila do të luhet më fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

“Intelektualët” janë skuadra e vetme pa humbje këtë edicion dhe shihen favorite për ta fituar edhe këtë takim.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Ndeshja do të luhet nën dritën e reflektorëve dhe do të nis në ora 20:00./IndeksOnline/