Superliga e Kosovës, sot zhvillohen këto dy takime
Kampionati i Kosovës në futboll u rikthye dje me ndeshjen Llapi – Dukagjini, takimi që u zhvillua pa praninë e shikueseve.
Sot në program janë dy takime mjaft interesante.
Drita, e cila mban vendin e dytë në klasifikim është nikoqir i Flamurtarit i cili gjendet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.
Ndërkohë, Feronikeli i cili luajti sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Ballkanit ditë më parë, sot me fillim nga ora 16:00 e pret Vushtrrinë në “Rexhep Rexhepi”.
Ekipi i drejtuar nga Afrim Toverlani synon pikët e plota për një plasman të mundshëm në Evropë, ndërkohë Vushtrria ka pak gjasa të mbetjes në elitë pasi gjenden në pozitën e parafundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje.