09:34 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Superliga e Kosovës, sot zhvillohen këto tri ndeshje

Ipko Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshjet e para kampionale, pas një pauze të detyruar prej afër tre muajve, për shkak të Covid-19.

Në stadiumin ‘Zahir Pajazitu’ të Podujevës, Llapi e ka mundur Dukagjinin me rezultatin 4:1.

Ndërsa ditën e shtune janë zhvilluar edhe dy takime, ku në stadiumin e ‘Qytetit’ në Gjilan, Drita ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Flamurtarin, kurse Feronikeli në ‘Rexhep Rexhepi’ i ka treguar dhëmbët e forcës ndaj Vushtrrisë 3:1.

Ndërkaq sot në xhiron e 23-të te Superligës së Kosovës do të zhvillohen edhe tre ndeshjet e fundit të kësaj jave, ku dy takime do të luhen nga ora 16:00, Gjilani – Trepça 89, Ballkani – Drenica.

Kurse në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00, Prishtina do të jetë nikoqire e Ferizajit.