75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet tjera të javës së 20-të

uperliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 20-të, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin me bari artificial në Gjilan, skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Kuqebardhët kanë grumbulluar 24 pikë deri më tani dhe renditen në vendin e gjashtë, ndërsa kampioni në fuqi renditet e dyta në tabelë, me 36 pikë, tetë më pak se lideri aktual, Drita.

Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit ’74 dhe Llapit.

Nikli është e fundit në tabelë me 10 pikë, ndërsa skuadra nga Podujeva renditet një vend më lart, me 18 pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/