08:37 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e dytë të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Feronikelit 74, e cila është inkuadruar së fundmi në Superligën e Kosovës.

Ndeshja tjetër do të luhet në qytetin e Podujevës, ku Llapi e pret skuadrën e Dukagjinit.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 17:00./IndeksOnline/