75 Mall Live Search
19:20 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Superliga e Turqisë/ Starti i parë dhe vjen goli, Veton Tusha shënon kundër Alanyaspor

Talenti nga Kaçaniku, 18 vjeçari, Veton Tusha ka startuar për herë të parë për ekipin e Denizlispor kundër Alanyaspor.  

Besimin që ia dha trajneri, Tusha ia ka shpërblyer duke shënuar gol, transmeton Indeksonline

18 vjeçari arriti që në minutën e 51-të të shënoi për 0:2. Rezultati momental është 1:2 në të mirë të Denizlispor.

Ky është goli i dytë në Superligën e Turqisë për Veton Tushën. Ai u grumbullua me grupmoshat U21 të Kombëtares së Kosovës./Indeksonline/

VIDEO