Superliga këtë të diele vjen me tri ndeshje interesante

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 26-të.
Vëmendja krysore do të jetë në ndeshjen mes Gjilanit dhe Llapit, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të kërkoj fitoren si mysafire e Ferizajit, ndërsa Trepça ’89 e pret Dukagjinin.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/