Superliga me gjashtë gjyqtar në tri xhirot e fundit

Kampionati elitar në futbollin kosovar ka hyrë në fazën finale, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u mbyllur ky edicion.
Ndeshjet ndërmjet rivalëve direkt për titullin kampion do të nisin që nga xhiroja e 31-të, teksa takohen Drita – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina.
Gazeta Sheshi merr vesh që në këto përballje do të delegohen gjashtë gjyqtarë, duke përfshirë edhe ata prapa portave, njësoj sikurse edicionin e kaluar.
Gjashtë gjyqtarë do të jenë edhe në sfidat kryesore të xhiros së 32-të dhe xhiros së 33-të, ndërkohë që delegimi i ‘këmishzinjëve’ do të bëhet para ndeshjeve.
Gjyqtarët prapa portave do të jenë risi për ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, derisa do të delegohen për të dytin vit më radhë, pas ndeshjeve vendimtare në edicionin e kaluar.