75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Superliga me lider të ri, kjo është tabela pas ndeshjeve të javës së 9-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit, ku Bllakani mposhti 1-0 rivalin lokal, FC Suharekën, ndërsa me rezultat të njëjtë, Dukagjini fitoi ndaj Llapit, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores së sotme, Ballkani është lider i ri i tabelës, me 17 pikë, aq sa ka edhe Malisheva.

Në vendin e tretë renditet skuadra e Prishtinës, me 16 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani e Dukagjini me nga 9 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 2 pikë./IndeksOnline/