15:17 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Superliga me lider të ri, Llapi përjeton edhe një vikend të “zi”

Prishtina është lidere e re e Supërligës së Kosovës në futboll. Skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur Trepçën 89 me rezultat 2-0.

Makenda 41’ dhe Bozovic 57 shënuan për fitoren e pastër të Prishtinës.

Llapi vazhdon të jetë në formë të dobët në edicionin pranveror pasi që ka pësuar edhe një humbje. Llapi u mposht 2-1 në xhiron e 21 të Superligës nga Flamurtari./Indeksonline/