Superliga po e trondit futbollin evropian, këto janë klubet që do të marrin pjesë

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, veçanërisht në këto tri vitet e negociatave, klubet më të mira të Evropës e kanë kërcënuar UEFA-në me krijimin e një Superlige të Evropës.
Klubet do të bëjnë një vetorganizim të një lige të fortë, ku do të marrin pjesë gjigantët e futbollit evropian për rritjen e të ardhurave ekonomike, shkruan Indeksonline.
Kjo ligë që dikur ishte projekt vetëm në letër duket se shumë shpejtë do të marr formë dhe klubet tashmë janë pajtuar për krijimin e saj.
Këtë e konfirmoi edhe ish-presidenti i Barcës, Bartomeu që tha se tani e ka miratuar kërkesën për të qenë pjesë e kësaj lige.
Anglia, Spanja dhe Italia do të kenë nga tri skuadra në këtë ligë, Gjermania dy derisa Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Greqia, Turqia, Rusia, Ukraina dhe Suedia nga një skuadër.
Më poshtë janë skuadrat që do të marrin pjesë në garën që pritet të sjellë të ardhura të mëdha.
Anglia: Liverpool, Manchester United, Chelsea
Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid
Italia: Juventus, Milan, Inter
Gjermania: Bayern Munchen, Borusia Dortmund
Franca: PSG
Portugalia: Porto
Holanda: Ajax
Belgjika: Anderlecht
Greqia: Olympiacos
Turiqa: Galatasaray
Rusia: CSKA Moska
Ukraina: Dynamo Kyiv
Suedia: IFK Goteborg