75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Superliga sot në aksion, këto janë ndeshjet e “çmendura”

Sot dhe nesër do të vazhdojë xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në program, sot janë tri duele që fillojnë nga ora 16:00 dhe tri të tjerat nesër në po të njëjtën kohë.

Tri ndeshjet e sotme janë të gjitha derbi në vete, shkruan Indeksonline.

Gjilani e pret Ballkanin, ku të dyja ekipet gjenden në krye të tabelës.

Prishtina do ta kërkojë këndelljen ndaj Trepçës ’89, ndërsa kryendeshja e kësaj jave është Llapi – Drita.

Në tabelë, Drita prin me 9 pikë pas 4 xhirove, aq sa ka edhe Gjilani, ndërsa Ballkani i treti me një pikë më pak. Llapi pason në vendin e 4-të.

Prishtina ngec në pozitën e parafundit me vetëm 1 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Trepça’89 është në mes të tabelës, pozitën e 7 me 5 pikë./Indeksonline/