Superliga sot vjen me dy ndeshje të mëdha!

Sot me fillim mga ora 13:00 do të zhvillohen edhe dy takimet e javës së 13 në Superligën e Kosovë në futboll.
Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Trepçën’89 për një përballje interesante, shkruan IndeksOnline
Të dyja skuadrave u duhen pikë të plota për të siguruar një vend më të mirë në tabelë, pasi aktualisht kryeqytetasit marrin 15 e Mitrovicasit 14.
Ndërsa, takimi tjetër do të jetë ai ndërmjet liderit aktual të Superligës Llapit dhe Ballkanit, duel ky që zhvillohet në Suharekë me fillim nga ora 13:30.
Aktualisht skuadra e Munishti numëron 26 pikë dhe zë vendin e parë në tabelë e Llapi ka vetëm 8 pikë./IndeksOnline/