Superliga vazhdon sot, me dy ndeshje të xhiros së tetë

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot, me dy ndeshjet e fundit të javës së tetë.
Skuadra e Dukagjinit do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Ferizajit dhe Drenicës.
Të dy këto ndeshje zhvillohen nga ora 15:00.
Ndërsa derbi i javës, apo i njohur ndryshe si ”Derbi i Anomarovës”, Gjilani – Drita, zhvillohet ditën e henë./IndeksOnline/
