75 Mall Live Search
08:45 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje tjera interesante

Edicioni i ri garues 2021/22 i Superligës së Kosovës nisi dje me tri ndeshje mjaftë interesante ku Drita fitoi me përmbysje ndaj Feronikelit, kurse Gjilani dhe Llapi i ndalën me barazim ndaj Drenicës përkatësisht Ulpianës.

Sot, elita e futbollit vendor vazhdon edhe me dy ndeshje të tjera që pritet të jenë interesante.

Kampioni në fuqi, Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e promovuar sivjet në Superligë, Malishevën me fillim nga ora 17:00.

Kryeqytetasit dëshirojnë ta nisin me fitore mbrojtjen e titullit, kurse ekipi nga Malisheva do të tentojë të bëjë befasinë

Në po të njëjtën orë do të ballafaqohen dhe Ballkani me Dukagjinin në Suharekë.