08:57 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

Superliga vjen me dy ndeshje, derbi në Suharekë

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Në Suharekë, Ballkani e pret Feronikelin në ndeshjen më interesante të javës.

Dy skuadrat kanë fituar bindshëm në javën e parë dhe tani kërkojnë pikët e plota për të marrë kreun.

Në Podujevë zhvillohet ndeshja tjetër e kësaj jave, shkruan Indeksonline.

Llapi e pret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skuadra e Batatinës zhvillon ndeshjen e parë pasi pushoi në javën e parë derisa Gjilani kërkon të rimëkëmbet pas humbjes në javën e parë.

Ndeshja në mes të Dritës dhe Trepça ’89 është shtyrë për shkak të obligimeve të skuadrës kampionë në Europa League. /IndeksOnline/