75 Mall Live Search
09:13 / E Diele, 25 Prill 2021 / Blerim

Superliga vjen me tri ndeshje interesante sot

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen tri takime në kuadër të xhiros së 30’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Gjilan takohen Drita me Prishtinën. Skuadra nga Gjilani e kryeson tabelën me 64 pikë, kurse kryeqytetasit janë në vendin e tretë me 60 pikë.

Ndeshja tjetër po ashtu shumë e rëndësishme është ajo e cila zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Gjilanin që tani drejtohet nga ish- trajneri Ismet Munishi.

Ballkani është i dyti në tabel me 61 pikë kurse Gjilani në të katërtin me 43 pikë.

Llapi kundër Trepçës është sfida tjetër interesante ku këto dy skuadra po luftojnë për mesin e tabelës dhe momentalisht kanë vetëm një pikë diferencë ndërmjet tyre.