Superliga vjen me tri ndeshje, vëmendjen e merr, FC Ballkani – Drita

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen dy takime, ndërsa nga ora 13:30, Ballkani e pret Dritën në Suharekë.
Skuadra e Ballkanit do të mundohet që sot ta më të mirën në këtë ndeshja, pasi me një fitore eventuale ndaj Dritës merr tre pikë dhe zë vendin e parë në Superligë, shkruan IndeksOnline
Por, duke e parë formën aktuale të Dritës, Ballkani do ta ketë shumë të vështirë këtë sfidë.
Ndeshje e rëndësishme do të jetë edhe ajo ndërmjet Drenicës dhe Arbërisë, që të dyja skuadrat luftojnë për t’u larguar nga zona e kuqe.
Gjithashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89, ku trajneri Ismet Munishi do t’i drejtojë sot ‘Skifterat’.
