Supermodelja braziliane poston çaste intime me të dashurin turk (Foto)
Adriana Lima është një nga modelet më të famshme dhe më të kërkuara në gjithë botën. Engjëlli i “Victoria’s Secret” është duke e shijuar aventurën e re të dashurisë, shkruan Indeksonline.
Adriana këtë verë nisi lidhjen me shkrimtarin e njohur turk Metin Hara, të cilit dashurinë po ia shpreh edhe përmes rrjeteve sociale.
Modelja së fundmi në rrjetin e saj social Instagram ka postuar një fotografi duke u puthur me të dashurin turk, ndërsa ka shkruar: Magjia është në ty! Të dua./Indeksonline/