Supermodelja që po sfidon Kardashianët, mbretëresha e bikinive shfaqet si “Barbie”

Supermodelja amerikane Brooks Nader (28), e njohur nga kopertinat e Sports Illustrated, tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e reality-show-t të saj të ri “Love Thy Nader”, të mbajtur në West Hollywood.

E veshur me një mini-fustan rozë në stil “Barbie”, me dekolte të thellë dhe detaje të arta, Brooks u shfaq krah motrave të saj më të vogla – Mary Holland, Grace Ann dhe Sarah Jane – të cilat gjithashtu zgjodhën veshje elegante e provokuese për ngjarjen.

Seria “Love Thy Nader”, që nis më 26 gusht në platformën Hulu, ndjek jetën e katër motrave nga Louisiana që jetojnë bashkë në Nju Jork, duke balancuar karrierën si modele, jetën personale dhe rivalitetin mes motrash. Mediat tashmë po e krahasojnë me “Kardashianët”, duke e cilësuar si reality-show-n më premtues të sezonit.
