Superpritja e portierit të Arsenalit në sekondat e fundit, pamje “slow-motion”

Arsenali ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Europa League.
Por pikët nuk do të ishin të plota, nëse nuk do t’ishte pritja fantastike e portierit, Emiliano Martinez në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline.
Argjentinasi bëri një pritje të bukur pas gjuajtjes precize të Alexander-Arnoldit.
Martinezi e devijoi topin që po shkonte në qoshen e majtë të portës dhe shumë portierë vetëm do ta kishin shikuar.
Më poshtë pamjet e pritjes në versionin “Slow-Motion”. /IndeksOnline/