75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Superstari Ledri Vula pritet të performoj në festivalin Alba në Cyrih

1.3 milionë abonentë në Instagram dhe mbi 100 milionë shikime në Youtube: Në Kosovë, Ledri Vula (32) është një nga yjet e mëdhenj dhe hitet e tij janë të njohura edhe në Zvicër.

Reperi Ledri Vula konsiderohet si një superstar në Kosovë, ai në fund të muajit pritet të marrë pjesë në festivalin Alba në Cyrih.

Saktësisht me 29 qershor, Vula performon në Cyrih, ai tanimë ësht duke pritur : “Ndihem si në shtëpi në Zvicërr’ tha reperi në një intervistë për ’20 minuten’.

Ledri së fundmi ka zënë vend në ballinën e gazetës së njohur zvicerane ’20 minuten’ duke vazhduar kështu sukseset e njëpasnjëshme. /Indeksonline/