75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 07 Qershor 2024 / L K

Supertalenti, që luajti te Dinamo-ja në Shqipëri, në kërkim të një skuadre të re në Kosovë

Detjon Gashi është në kërkim të një aventure të re në futbollin kosovar. Supertalenti 19-vjeçar ka ndarë rrugët me Dinamo Cityn në Shqipëri dhe po kërkon një aventurë të re në Superligën e Kosovës në futboll.

Mbrojtësi me tipare sulmuese është në bisedime me dy skuadra të Superligës së Kosovës dhe me shumë gjasë do ta shohim në elitën e futbollit kosovar.

Gashi aktualisht është në përgaditje intensive fizike para se të nënshkruaj me njëren nga skuadrat e Superligës. 19-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë, por ka tipare të jashtëzakonshme sulmuese.

“Jam në bisedime me dy skuadra në Superligë, por jam i hapur edhe për skuadrat e tjera. Jam në formë të lartë fizike dhe dua të luaj në një skuadër ku kam më shumë minutazh. Aventura në futbollin shqiptar më ka ndihmuar shumë, por tani dua të luaj në elitën e futbollit kosovar dhe të jem afër familjes” ka thënë Gashi.

Talenti i dalë nga akademia e Ramiz Sadikut vlerësohet si futbollist me potencial të lartë. Përveç teknikës së përsosur, Gashi shquhet edhe për shpejtësinë e madhe dhe përgaditjen e lartë fizike./Indeksonline/