Superylli dhe miliarderja më e re amerikane: Njihuni me shtëpitë luksoze të Selena Gomez-it

Selena Gomez është duke e shijuar suksesin e hitit “Only Murders In The Building”.
Por Gomez nuk ka qenë vetëm aktore e suksesshme. Ajo gjithashtu është një këngëtare, modele dhe biznesmene e suksesshme, transmeton Indeksonline.
Marka e saj e kozmetikës “Rare Beauty” u vlerësua nga “Bloomberg në mbi dy miliardë dollarë amerikanë.
Kjo do të thotë së u bë miliardere në shtator. Gjatë karrierës së saj, Gomez ka ndërtuar një portofol mbresëlënës me prona luksoze.
Shtëpinë e parë e bleu ne vitin 2011 kur ishte 19-vjeçe.

Në vitin 2014 bleu një shtëpi në qytetin e famshëm të Calabasas, ku jeton familja Kardashian.

Në vitin 2015 bleu një pronë në qytetin For Worth, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së prindërve të saj.

Në vitin 2017 u kthye në Los Angeles. At kohë e bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin “The Weeknd”.
Në vitin 2020 bleu pasurinë e madhe të këngëtarit të ndjerë Tom Petty, ku ajo jeton me gjyshërit e saj.

Një vit me vonë, Gomez mori me qira një apartament në Upper East Side të Nju Jorkut./Indeksonline/