75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / B O

Superylli i La Ligës pranë kalimit te skuadra angleze

Nico Williams është objektivi numër një i Aston Villës. Ylli i Athletico Bilbaos po kërkohet me ngulm nga Unay Emery dhe gjithçka pritet të përfundoj me sukses brenda pak ditëve.

Kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Aston Villa është e gatshme të paguaj këtë shifër.

Williams ka një ofertë rinovimi nga Athletic në tavolinë, por duket se sulmuesi ka vendosur largimin.

Skuadra e Premierligës i ka ofruar lojtarit pagë prej 7 milionë eurosh në vit./Indeksonline/