Superylli i Liverpoolit futet në librin e rekordeve të “Guiness”-it
Superylli i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold, është futur edhe zyrtarisht në librin e rekordeve të “Guiness”-it.
Mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht në krahun e djathtë ka marrë çmimin e rekordit si mbrojtësi i vetëm që ka bërë më së shumti asiste brenda një sezoni.
Arnoldit i është pranuar rekordi i 12 asistimeve të bëra në edicionin e kaluar me Liverpoolin në Premierleague.
Rekordi mbahej nga dy ish-lojtarë të Evertonit, sukses i arritur shumë vjet më parë.
“Për mua është një moment krenarie. Shpresoj se do të qëndroj gjatë në Liverpool për ta thyer përsëri këtë rekord”, ka thënë Arnold./Indeksonline/