Supremja shfuqizon nene të caktuara të Udhëzimit administrativ për pagesat direkte në bujqësi

Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar disa nene të Udhëzimit administrativ për pagesat direkte në bujqësi.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditëses: “Stonecastle Vineyards & Winery” Sh.p.k, të cilën e përfaqësojnë sipas autorizimit shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, më avokatët Florin Lata dhe Urim Vokshi, më seli në Prishtinë, kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Nadir Shyqeriu, avokat nga avokatura shtetërore nga Ministria e Drejtësisë, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Udhëzimin administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2025, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 14.07.2025, ka aprovuar të themeltë kërkesëpadinë e paditëses: “Stonecastle Vineyards & Winery” të paraqitur kundër të paditurës: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me seli në Prishtinë”.
Në njoftim thuhet se janë shfuqizuar neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit administrativ për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2025.